Lajme

Orav: Zgjedhjet e fundit treguan që demokracia vendore formëson politika për komunitetin

01/13/2026 15:14
nga:Genita C

Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, diskutoi rolin e qeverisjes vendore të fortë dhe të përgjegjshme në zbatimin e reformave  me Ministrin në Detyrë të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi.

“Zgjedhjet e fundit në Kosovë tregojnë se si demokracia vendore angazhon njerëzit dhe formëson politikat që pasqyrojnë nevojat e komunitetit përmes vendimmarrjes pranë tyre”, tha Orav.