Lajme

Sopjani për aksionin në veri: Veprim në kohë të gabuar, mund të ketë pasoja

05/21/2024 17:42
nga:G B

Avokati, Shkelzen Sopjani njëherësh ish-inspektor i AKI-së e ka quajtur “veprim jo të duhur” operacionin e policisë së Kosovës në veri kundër institucioneve financiare serbe në Kosovë më 20 maj  ”

Sipas tij, edhe nëse ka qenë veprim i natyrës së shtrirjes së ligjshmërisë në veri të vendit, ky veprim është marrë në kohë të gabuar.

Në emisionin “FIVE”, Sopjani u shpreh se ky veprim prej strukturave ilegale serbe interpretohet te popullata lokale si “diçka që i cenon të drejtat e tyre”.

“Edhe nëse veprimi më i duhur merrret në kohën e gabuar ka pasoja. Koha nuk është e duhur, për shkak të popullatës lokale, ata filluan me fitu besimin atje, si dikush që ju rri afër e i mbron, veprim i duhur këtë rast kishte me qenë nëse qeveria jonë do aplikonte veprime të buta si avancimi i mirëqenies së qytetarëve në atë pjesë e jo të bëhet një veprim të tillë, edhe nëse nuk është realisht i asaj natyre, prej strukturave ilegale interpretohet si dicka që i cenon popullatën lokale” , ka deklaruar Sopjani.