Lajme

Sopi nga OVL e UÇK-së falënderon autoritetet maqedonase: Protesta në Shkup u zhvillua pa incidente

12/13/2025 21:14
nga:Genita C

Fatmir Sopi nga OVL e UÇK-së, pas protestës së mbajtur në Shkup, ka thënë se në fillim ishin disa paqartësi dhe reagime nga shteti maqedonas me krijimin e “Shtabit të Krizës”, por OVL e UÇK-së ka falënderuar organet e sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ne sot falënderojmë të gjitha organet e sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë ata që kanë siguruar dhe kanë marrë masa që të mos ketë asnjë incident”.

“Mirëpo, më meritor për këtë punë janë vetë protestuesit të cilët në mënyrë dinjitoze kanë shprehur pakënaqësinë e tyre sa i përket Gjykatës Speciale. Me këtë rast falënderojmë të gjithë popullin anë e kënd: edhe Republikës së Maqedonisë, Shqipërisë, Kosovës, diasporës. Falënderojmë të gjithë ata pjesëmarrës pa dallim feje, partie, pa dallim moshe, pa dallim shtrese shoqërore. Të gjithë kanë qenë siç kanë qenë në Prishtinë, në Tiranë, Strasburg edhe në Hagë, edhe sot në Shkup. Ka qenë një protestë dinjitoze, një protestë e cila e ka shprehur pakënaqësinë e popullit tonë lidhur me zhvillimet që po bëhen në Gjykatën Speciale në Hagë, e cila konsiderojmë se është një padrejtësi që po i bëhet luftës sonë të drejtë, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe popullit tonë”, ka thënë Sopi./Dukagjini/