Sporti

Sonte zhvillohet finalja e Kupës së Kosovës mes Llapit dhe Dukagjinit

05/12/2021 07:58
nga:Mergim Rreci

Dukagjini dhe Llapi do të përballen në finalen e Kupës së Kosovës, për sezonin 2020/21.

Ndeshja do të zhvillohet sonte në orën 20:45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, shkruan GazetaBlic Sport.

Dukagjini vjen në finale pasi eliminoi 2 Korrikun, Drenicës dhe Istogun.

Në anën tjetër, KF Llapi ka prekur finalen e madhe pas fitoreve ndaj Ballkanit, Trepçës 89′ dhe Prishtinës.

Llapi kërkon fitoren dhe kalimin në garat evropiane, pasi një gjë të tillë trajneri, Tahir Batatina po e kërkon me vite të tëra, ndërsa Dukagjini dëshiron të shkruajë historinë e klubit.

/GazetaBlic Sport.