Sporti

Sonte zhvillohet finalja e Europa League, Sevilla dhe Roma përballen në Budapest

05/31/2023 08:16
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohet finalja e Europa League.

Sevilla dhe Roma do të përballen në Budapest, atje ku kërkojnë trofeun e madh evropian, shkruan GazetaBlic Sport.

Ky takim zhvillohet me fillim nga ora 21:00, me Sevillan që njihet tradicionalisht si skuadër e këtij kompeticioni, kurse në anën tjetër, Mourinho kërkon një tjetër trofe evropian në krye të Romës, kjo pasi që vitin e kaluar  e fitoi trofeun e Conference League.

Acuna, Corona dhe Geye janë mungesat tek skuadra spanjolle, kurse Marash Kumbulla është e vetmja mungesë tek Roma.