Sporti

Sonte zhvillohen dy ndeshje në Serie A, Interi kërkon fitoren e radhës

12/17/2021 09:44
nga:Mergim Rreci

Xhiroja e 18-të fillon sot në Serie A.

Në program janë dy ndeshje shumë interesante, shkruan GazetaBlic Sport.

Kryesuesi i tabelës, Interi do të përballet me skuadrën e fundit në tabelë, Salernitanan. Kundërshtari i sotëm i Interit po kalon në një fazë të vështirë dhe madje rrezikon edhe përjashtimin nga liga.

Në anën tjetër, “Neruazzurët” janë në formë fantastike dhe renditen në vendin e parë.

Ndeshja tjetër që do të luhet sonte është ajo në mes Lazios dhe Genoas.

Lazio – Genoa, 18:30

Salernitana – Inter, 20:45

/GazetaBlic Sport/