Lionel Messi do të rikthehet të përballet me Real Madridin sonte në mbrëmje.
Argjentinasi, i cili kishte kaluar të gjithë karrierën e tij te Barcelona deri në këtë sezon, kaloi më shumë se një dekadë duke u përballur me Los Blancos, përcjell GazetaBlic Sport.
Në 45 ndeshje ai shënoi 26 gola dhe siguroi 14 asistime pasi katalanasit dominuan kryesisht futbollin spanjoll.
Ai tani është në një sfidë të re në Paris dhe do të shpresojë të vazhdojë rekordin e tij mbresëlënës kundër gjigantëve të La Ligës.
PSG pret Madridin në Parc des Princes përpara se të shkojë në Bernabeu tre javë më vonë.
Këto janë disa nga ndeshjet më të mira të Messit ndaj Realit:
1) Hat-trick në vitin 2007

2) Gjysmëfinalja e Champions League në vitin 2011

3) Superkupa e Spanjës në vitin 2011

4) Hat-trick në vitin 2014

5) Goli i fitors në Bernabeu në vitin 2017



