Lajme

Shtyrja e afatit për targat përfundon sonte: “Eskalimi në veri, i konvenon vetëm Serbisë”

11/23/2022 12:07
nga:Genita C

Kryeministri Albin Kurti ka pranuar kërkesën e ambasadorit të SHBA-së në Kosovë Jeff Hovenier për shtyrje të afatit prej 48 orësh për shqiptimin e gjobave për targat ilegale, afat ky i cili përfundon sonte.

Lidhur me këtë, Gazeta Blic ka kontaktuar me ish-deputeten e LDK-së, Besa Gaxherri e cila thotë se çdo veprim që Qeveria merr tash e tutje, duhet të jetë në koordinim të plotë me SHBA-të.

Gaxherri shtoi se, nëse ka eskalim të situatës në veri të Kosovës kjo i konvenon vetëm Serbisë.

“Qeveria, Kryeministri, duhet të respektoj ligjshmërin në raport me Veriun por gjithmon në koordinim me SHBA.Tensionimi i situates dhe statuskuos në Veri i i konvenon vetëm Serbisë”, tha Gaxherri për Gazeta Blic.

“Situatë e e disfavorshme, Kurti ia humbi Kosovës edhe një shansë për liberalizimin e vizave”