Tri vjet pas krijimit të Qeverisë, Albin Kurti dhe partia e tij nuk kanë realizuar pothuajse asgjë nga premtimet elektorale.
Gjendja ekonomike e kosovarëve është rënduar shumë, çmimet elementare të ushqimeve bazë janë shtrenjtuar, energjia elektrike është shtrenjtuar, diplomacia ka kolapsuar dhe Kosova vazhdon të jetë nën sanksione ndërkombëtare.
Dokumentari “Expose”, prodhim i GazetaBlic, vjen sonte me detaje rreth qeverisjes së Kurtit, ofertat e tij për zgjedhje dhe suksesi/dështimin në integrimet evropiane.
Sonte duke filluar nga ora 21:30 do të mund të dëgjoni kritikat e opozitës dhe të njohësve politike.
“Expose” transmetohet në Kanal 10 dhe live në “Youtube”.