Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, në një intervistë për Blic Interview me Astrin Gashin, ka folur për zgjedhjet në veri, a duhet të shtyhen ato apo jo, Marrëveshjen e Ohrit, mënyrat se si LDK do ta kundërshtojë atë, punën e qeverisë dhe ligjshëmrinë në veriun e vendit, asociacionin e vetëmenaxhimin.
Ai paralajmëron protesta lidhur me Marrëveshjen e Ohrit, teksa thotë se vetëmenaxhimi do të jetë provlematikë në çdo komunë të Kosovës, kudo që ka qoftë edhe vetëm një serb.
Zemaj ka folur edhe për punën e Qeverisë të kryesuar nga Kryeministri, Albin Kurti, duke theksuar se puna e kësaj qeverie ka sjellë negativitet në koston e jetës së qytetarëve të Kosovës.
Sa i përket gjendjes aktuale në sistemin e shëndetësisë, Zemaj tha se gjatë dy viteve të Qeverisë Kurti, mbi 400 mjekë dhe 1 mijë infermierë janë larguar nga Kosova.
Deputeti i LDK-së në lidhje me procesin në Hagë, i cili ka filluar ndaj ish-krerëve të UÇK-së, deklaroi se qëndrimi i LDK-së është kërkesa permanente për drejtësi
Për këto dhe tema të tjera ju ftojmë ta ndiqni BlicInterview me fillim sonte në ora 20:30 në RTV Dukagjini dhe në faqen e Gazeta Blic.


