Lajme

Sonte në Blic InterView me Astrit Gashin i ftuar është Burim Ejupi, njohës i çështjes së sektorit të energjetikës

01/21/2022 14:53
nga:N M

Burim Ejupi, drejtor i INDEP (Institutit për Zhvillimin e Politikave)  është i ftuar i radhës në Blic InterView me Astrit Gashin

Ejupi është njohës i sektorit të energjetikes dhe në këtë intervistë ai ka folur gjerë e gjatë, se si mund të dilet nga kriza energjetike që ka kapluar Kosovën por edhe vende të ndryshme.

Ai ka thënë se vendim i ZRRE për kthimin e bllok tarifës është i duhur, por ka kundërshtuar atë që thuhet në vendimin e ZRRE-së se kushdo që harxhon mbi 600 kilovatë orë nuk do të ndihmohet nga fondi i Qeverisë, i ndarë në shumën prej 75 milion eurove.

Ai ka kërkuar që të ketë një hetim të detajuar në Korporatën Energjetike të Kosovës pas rënies së Bllokut B1, meqë ka ngitur dyshimet e tij se nuk kishte paralajmërime në asnjë moment se një nga blloqet e ndonjërit termocentral mund të binte.

Ai ka fajësuar menaxhementin e KEK që është emëruar nga Qeveria Kurti, se gjatë stinës së verës të vitit 2021 nuk u morën me problemet e turbinave dhe blloqeve, por më shumë me mensën për punëtoret e KEK.

Sipas tij, çmimi i rrymës duhet të ngritet për të gjithë deri në 12 për qind dhe se vendim i i ZRRE për kthimin e bllok tarifës do të prek më së shumti shtresën e mesme të qytetarëve e jo edhe bizneset.

Pse sipas tij, ZRRE nuk duhet ta kthej bllok tarifën për ata që harxhojnë më shumë se 600 kilovatë orë energji elektrike, por për ata që shpenzojnë mbi 1200 kilovatë.

Pse sipas Burim Ejupit Ejupi, Qeveria e Kosovës duhet të investoj në alternativa të tjera  të energjisë, në mënyrë që qytetarët e Kosovës mos të ngrohen vetëm me rrymë?

Vendimi për refuzimin e projektit të gazit sipas tij, ishte gabim i Qeverisë së Kosovës.

Cila është alternative e INDEP për vendimin e ZRRE dhe kur pritet që kjo OJQ ti jap rekomandimet e veta?

Për këto dhe temat e tjera që lidhen me vendimin e ZRRE dhe krizën energjetike, sonte me fillim në orën 20 e 20 në RTV Dukagjini dhe në faqen e Facebook të Gazeta Blic, Burim Ejupi shpalos detaje.