Sporti

Sonte Napoli-Cremonese, Kvaratskhelia mungon shkaku i gripit

01/17/2023 14:18
nga:Lorik J

Pak orë para ndeshjes ndaj Cremonese, e vlefshme për 1/8 e Kupës së Italisë, trajneri i Napolit, Luciano Spalletti, ka publikuar listën e skuadrës.

Mungon Kvaratskhelia për shkak të gripit, ndërsa Demme nuk do të jetë në ndeshje për shkak të ardhjes në jetë të vajzës së tij, shkruan GazetaBlic Sport.

Napoli dhe Cremonese takohen sonte nga ora 21:00.

Më poshtë është lista e plotë:

Portierët: Marfella, Meret, Sirigu.
Mbrojtësit: Bereszynski, Di Lorenzo, Juan Jesus, Kim, Mario Rui, Olivera, Ostigard, Rrahmani, Zedadka.
Mesfushorët: Anguissa, Elmas, Gaetano, Lobotka, Ndombele, Zerbin, Zielinski.
Sulmuesit: Osimhen, Politano, Raspadori, Simeone.

/GazetaBlic Sport