Lajme

Sonte mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare në Kosovë

02/23/2022 14:12
nga:Y I

Këshilli i Sigurisë Kombëtare sot do të mbajë mbledhje rreth orës 19:00.

Kjo u bë e ditur nga Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentës Vjosa Osmani.

Nuk janë bërë të ditur temat që do të diskutohen në këtë takim.

Situata në Ukrainë i ka ngritur shqetësimet edhe tek vendet e rajonit.

Sot Ukraina ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme ku ka kërkuar nga qytetarët e që mos ta vizitojnë Rusinë.

Agresioni rus mbi Ukrainën u dënua edhe nga krerët më të lartë të institucioneve të shtetit. /Klan Kosova/

Lajçak jep lajmin: Pas 11 orë takim, Kosova dhe Serbia të gatshme për të nënshkruar marrëveshje!