Skuadra e Ballkanit sot luan për një kapitull të ri të historisë në garat evropiane.
Ballkani i Therandës ballafaqohet sonte me Ludogoretsin në Razgrad të Bullgarisë nga ora 20:00, në kuadër të ndeshjes kthyese të fazës së parë të kualifikimeve për Champions League, shkruan GazetaBlic Sport.
Në ndeshjen e parë, FC Ballkani triumfoi në shtëpi ndaj Ludogoretsit me rezultatin 2:0, me golat e shënuar nga Meriton Korenica dhe Qëndrim Zyba.
Sonte, një ndeshje shumë e vështirë e pret Ballkanin, megjithatë shanset janë me ta, shkaku edhe i rezultatit që kanë nga minuta e parë.
Ilir Daja dhe Ballkani synojnë sonte të marrin kualifikimin historik tutje, pasi asnjëherë më parë nuk kanë kaluar asnjë raund në kualifikueset e Championsit.
/GazetaBlic Sport


