Sporti

Sonte luhet finalja e Kupës së Gjermanisë

06/03/2023 13:28
nga:Mergim Rreci

RB Leipzig do të synojë të fitojë për herë të dytë radhazu DFB-Pokal kur të përballet sonte me Eintracht Frankfurt në finale në Olympiastadion në Berlin.

Frankfurt, ndërkohë, mund të shkojë në nivel me Werder Bremenin në gjashtë triumfe të Kupës, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo gjë do t’i linte ata pas vetëm Bayern Munich si ekipi i dytë më i suksesshëm i kompeticionit në histori.

Pritet të jetë një përballje e jashtëzakonshme në kryeqytetin e Gjermanisë, takim ky që luhet me fillim nga ora 20:00.

/GazetaBlic Sport/