Finalja e Conference League zhvillohet sonte.
Ekipi italian, Fiorentina do të ballafaqohet me ekipin anglez, West Ham me fillim nga ora 21:00 në “Fortuna Arena” në Pragë, shkruan GazetaBlic Sport.
West Ham fitoi fitoi të dyja ndeshjet e tyre gjysmëfinale kundër AZ Alkmaar, kurse Fiorentina kaloi në finalen e dytë në histori të eventit duke mundur Baselin me rezultatin e përgjithshëm 4-3 në gjysmëfinale.
Dy ekipet po kërkojnë t’i japin fund pritjeve të gjata për një trofe evropian – me të dy sukseset e fundit kontinentale në Kupën e Fituesve të Kupave në vitet 1960.
Fiorentina e ngriti atë trofe në 1960/61 dhe West Ham, i udhëhequr nga Bobby Moore, e mori në dorë katër vjet më vonë.
Ja formacionet e mundshme:
Fiorentina: Cerofolini; Venuti, Martínez, Julio, Biraghi; Duncan, Mandragora; Ikone, Barak, Saponara; Cabral
West Ham: Areola; Kehrer, Aguerd, Zouma, Cresswell; Rice, Soucek; Bowen, Paqueta, Benrahma; Antonio
/GazetaBlic Sport


