Në Castellani di Empoli luhet ndeshja e fundit e Milanit në vitin 2021.
Skuadra e Milanit luan sonte ndaj Empolit si mysfair në orën 20:45, në kuadër të xhiros së 19’të të Serie A, përcjell GazetaBlic Sport.
Theo Hernandez, mbrojtësi i Milanit është kthyer dhe është gati për ndeshjen e sotme.
Megjithatë, Milani do të ketë shumë mungesa për duelin e sotëm, përfshirë edhe Zlatan Ibrahimovicin.
Përveç suedezit në këtë ndeshje nuk luajnë edhe Plizzari, Kjaer, Kalabria, Leao, Rebic dhe Pellegri.
Kjo është skuadrat e kuqezinjve në dispozicion të Pioli sonte:
- Portierë: Maignan, Mirante, Tatarusanu.
- Mbrojtës: Ballo-Touré, Florenzi, Gabbia, Hernández, Kalulu, Romagnoli, Tomori.
- Mesfushorë: Bakayoko, Bennacer, Castillejo, Díaz, Kessie, Krunić, Messias, Saelemaekers, Tonali.
- Sulmues: Giroud, Maldini.
/GazetaBlic Sport


