Sporti

Sonte “El Clasico”, Reali e Barcelona synojnë trofeun e Superkupës së Spanjës

01/15/2023 10:50
nga:Lorik J

Dy ekipe nga më të mirat në botë do të përballen në fillim të këtij viti, madje do të jetë edhe një trofe në lojë.

Bëhet fjalë për Superkupën e Spanjës, e cila po zhvillohet në Arabinë Saudite.

Të dyja këto ekipe siguruan finalen e Superkupës spanjolle pasi fituan në penallti ndaj Valencias, respektivisht Real Betisit.

Sonte, me fillim nga ora 20:00, Real Madridi dhe Barcelona do të përballen në “King Fahd International Stadium” të Riyadh.

Ndeshja e fundit e zhvilluar mes tyre, në kuadër të sezonit aktual, përfundoi me fitoren e “Los Blancos” me rezultat 3:1, në La Liga.