Sporti

Sonte ekipi turk del në fushë, trajneri i Trabzonsporit: Duam t’i japim pak buzëqeshje vendit tonë

02/16/2023 09:08
nga:Lorik J

Trabzonspor përballet sot me Baselin e Zvicrës në raundin e play-off-it të UEFA Conference League.

Trabzonspor do të përballet sot me ekipin zviceran Basel në ndeshjen e parë. Ndeshjen e cila do të nisë në orën 20:45 në stadiumin Medical Park. Duke folur në konferencën për shtyp të mbajtur para ndeshjes, trajneri i Trabzonspor, Abdullah Avci, deklaroi se nuk ishte e lehtë të luhej një lojë e tillë pas tërmetit, përcjell GazetaBlic Sport.

“Faleminderit kombit tonë. Dhimbja dhe pikëllimi ynë është i madh. Ne jemi vërtet të lënduar. Ne po përgatitemi për ndeshjen më të vështirë të jetës sonë. Nuk është e lehtë të përgatitesh për ndeshje të tilla. Ne duam të përfitojmë nga fuqia shëruese dhe unifikuese e futbollit. Ne do të përpiqemi ta bëjmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme. Nesër (sot) do të dalim në fushë me gjithë energjinë dhe emocionin tonë. Do të jemi shumë të lumtur nëse mund t’i hedhim një buzëqeshje vendit tonë pas fatkeqësisë që kemi kaluar.”

/GazetaBlic Sport