Sporti

Sonte derbi Peja-Bashkimi, Ylli pret klubin tjetër prizrenas

02/26/2025 17:13
nga:Mergim Rreci

Sonte zhvillohen dy ndeshje të mbetura të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Nga ora 19:00, Golden Eagle Ylli luan kundër Proton Cable Prizrenit.

Në të njëjtin orar luhet derbi mes Pejës dhe Bashkimit. Ndërkaq, nesër luhet ndeshja tjetër, midis Borës dhe Trepçës.