Showtime

Soni Malaj me recital në 25 vjetorin e karrierës

08/18/2022 21:03
nga:G B

Artistja Soni Malaj do ta realizojë recitalin e saj ne 25 vjetorin e karrierës më 23 gusht në Tiranë.

Ky recital vjen pas rreth një viti nga recitali i saj i zhvilluar në tarracën e bashkisë së kryeqytetit, ku i performoi baladat e saj me te suksesshme, koncerti i cili u vlerësua si më i veçanti në kryeqytet vitin e kaluar.

Prej disa javësh ka nisur provat me grupin e saj me te cilin do performoje drejtpërdrejtë hitet e saj, kënge te reja, si edhe do te shoqërohet nga trupa e baletit, transmeton Top Channel.

Ndërkohë, Soni Malaj ka postuar disa dite me pare një fotografi me pjesëtaret e grupit “Spirit Voice”, e cila ka ngjallë shumë kureshtje nëse mund te ketë rikthim te grupit të suksesshëm shqiptar të vajzave.

Kjo mbetet për t’u parë, ndërsa natyrisht se të ftuar specialë do të jenë disa artistë që do të përformojnë në këtë recital.