Showtime

Soni Malaj flet për të bijën: Ëndërr e kam të bëhet artiste, por asaj i pëlqen sporti shumë

03/18/2024 07:59
nga:G B

Këngëtarja e njohur, Soni Malaj sot ka qenë e ftuar në emisionin “SOL” në Klan Kosova, ku ka folur për çështje të ndryshme.

Ajo ndër të tjera si rrallëherë foli edhe për vajzën e saj, për të cilën tha se është me këmbë në tokë dhe se nuk është e llastuar.

Soni tha për të bijën se e ka ëndërr që ajo të bëhet artiste, por u shpreh se vogëlushja e do shumë sportin, njofton Klankosova.tv.

“Kam një vajzë të mrekullueshme, me këmbë në tokë, nuk është e llastuar, është shumë sportive, këndon shumë bukur”.

“Ëndërr e kam të bëhet artiste, pavarësisht se është në një ekip volejbolli, është 12-vjeçare, ka ndeshje çdo javë, i pëlqen sporti shumë”, u shpreh tutje ajo.