Lajme

Sondazhi: Nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot – LVV do t’i kishte 53 deputetë, PDK e LDK nga 20

12/25/2023 22:12
nga:G C

Emisioni “Debat Plus”, nga RTV Dukagjini ka përfshirë disa pyetje në kuadër të OMNIBUS-it që realizohet çdo tre muaj nga UBO Consulting.

Nga sondazhi në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 %, PDK- 18.2 %, LDK- 17.9 %.

Sipas këtij sondazhi nëse këto zgjedhje do të mbaheshin, atëherë LVV do të kishte 53 deputetë në Kuvend.

PDK do të kishte 20 deputetë. Njëjtë do t’i kishte edhe LDK – 20 deputetë.

Kurse AAK do t’i kishte 7 deputetë, kurse minoritetet 20 deputetë të cilat i kanë të rezervuara.

Omnibusi bëhet në baza të rregullta çdo tre muaj.

Të anketuar janë 1 mijë e 66 persona dhe të dhënat janë mbledhur mes datës 16 dhe 23 dhjetor.