Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës, për kryetar të Gjilanit, njëherësh kryetar aktual, konsiderohet triumfues në raundin e parë në zgjedhjet e 17 tetorit.
Vlen të theksohet se, RTV Dukagjini ka porositur një sondazh për Gjilanin, i cili është realizuar nga UBO Consulting, rezultatet e të cilit janë publikuar mbrëmë, e sipas të cilave kandidati i LDK-së Lutfi Haziri e fiton garën për kryetar të Komunës në zgjedhjet e 17 tetorit me 50.9%, thuhet në njoftim të LDK-së.