Lajme

Sondazhi i Kanal 10: Ky është rezultati për kryetar të Prishtinës

09/05/2021 21:36
nga:Gazeta Blic

Rezultatet e një sondazhi online të Kanal 10 kanë nxjerrë ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, kandidat i VV-së si të parin për kryetar të Prishtinës. Pas tij renditet Daut Haradinaj, kandidati i AAK-së.

Mbi 7000 persona që kanë marrë pjesë në sondazh brenda 24 orëve, kanë vendosur shumë afër Haradinajn dhe Vitinë, duke i lënë pas kandidatët e tjerë.

Sipas këtij sondazhi, Vitia merr 34.3% të votave ndërsa Haradinaj 30%. Pas tyre vjen kandidati i LDK-së me vetëm 21.4% të votave. 14.3% e votave janë për kandidatët e tjerë.

Gara për të parin e Kryeqytetit ka tërhequr vëmendje të madhe të opinionit sidomos pas kandidimit të disa figurave të larta politike të partive kryesore në vend.