Lajme

Sondazhi i fundit thotë: Nisma e Fatmir Limajt mbështetet më shumë se Lista Guxo e Vjosa Osmanit

06/17/2022 20:48
nga:Genita C

Sondazhi i UBO Consulting ka nxjerr statistika mjaftë interesante për fuqinë e partive politike dhe mbështetjen nga populli.

Sipas këtij sondazhi të publikuar, shihet se mbështetja për Listën Guxo të presidentës Vjosa Osmani ka rënë në krahasim me zgjedhjet e vitit 2021.

Në pyetjen drejtuar qytetarëve se nëse zgjedhjet do të mbahen tani kë do ta votoni, Nisma Socialdemokrate, në këtë sondazh del se do të merrte 1.9 për qind të votave.

Duke lënë kështu prapa “Listën Guxo” me 1.3 për qind të votave, sipas këtyre matjeve.

Por edhe më keq qëndrojnë tri partit tjera: Alternativa, AKR-ja dhe PSD-ja. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti, sipas matjeve, as një për qind të votave s’do të merrnin.

Publikimi i sondazheve: Vjen reagimi i parë i Vetëvendosjes pas rënies nën 40%

Publikohet sondazhi: VV bie nën 40%, PDK e dyta, LDK e treta