Lajme

Sondazhi i fundit: Sa për qind pritet t’i marrë Vetëvendosje

05/31/2021 23:11
nga:Gazeta Blic

Pyper, si platformë e specializuar për matjen e opinionit publik, në bashkëpunim me emisionin “Debat Plus”, që transmetohet në RTV Dukagjini, ka organizuar sondazhin e radhës.

Në këtë sondazh qytetarët janë pyetur për procesin e dialogut dhe zgjedhjet lokale.

Mbi 47% e qytetarëve mendojnë se pozita dhe opozita do të arrijnë gjuhën e përbashkët sa i përket procesit të dialogut. 31% nuk mendojnë se do të ketë bashkëpunim pozitë opozitë për dialogun. Ndërsa rreth 22% nuk kanë opinion për këtë temë.

Mbi 44% e qytetarëve e arsyetojnë faktin që LVV ende nuk ka zgjedhur një kandidatë për garën e Prishtinës. 22% mendojnë se është e pa arsyeshme pse LVV ende nuk ka dalë me kandidat për Prishtinën. Derisa 35% nuk kanë opinion për këtë temë.

Rreth 53% e qytetarëve mendojnë se LVV në këto zgjedhje do të ketë rezultat më të mirë se zgjedhjet e fundit lokale. Mbi 14% mendojnë se LVV do të dalë më keq se në zgjedhjet e fundit lokale. Rreth 17% mendojnë se LVV do të ketë afërsisht rezultat të njëjtë si zgjedhjet e fundit lokale. 16% nuk kanë shprehur opinionin e tyre për këtë temë.

Rezultatet e detajuara të sondazhit të Pyper i gjeni në grafikët e mëposhtëm.

 

‘Prognoza’ e analistit politik komunë për komunë: Ja cilat i fiton VV-ja, PDK-ja, LDK-ja…