Sporti

Son Heung-min vendos të mos largohet në janar nga LAFC: ‘E respektoj thellësisht këtë klub’

11/12/2025 22:48
nga:Lorik J

Ish-kapiteni i Tottenhamit, Son Heung-min, ka mohuar se planifikon të largohet nga Los Angeles FC me një huazim afatshkurtër para Kupës së Botës 2026.

“Nuk do të largohem nga LAFC këtë dimër. E respektoj thellësisht këtë klub”, tha lojtari ndërkombëtar i Koresë së Jugut.

“Për sa kohë që e mbaj këtë stemë, nuk do të ketë diçka të tillë si huazim apo transferim. Kurrë.”

Kontrata e Sonit me ekipin e MLS-së i lejon atij të largohet për një periudhë të shkurtër midis dy sezoneve, gjë që mund të ketë kuptim për një lojtar që po përgatitet për Kupën e Botës.

/GazetaBlic Sport