Zvicra fitoi minimalisht ndaj Kamerunit me rezultat 1-0.
Portë e paprekur dhe paraqitje e shkëlqyer për Yann Sommer me Zvicrën e tij, i cili foli kështu për mikrofonat e SRF.ch, përcjell GazetaBlic Sport.
“Ka qenë një përgatitje e gjatë për këtë ndeshje. Të gjithë e dinë se sa e rëndësishme është ndeshja e parë për të qenë në gjendje të bartni momentin pozitiv në ndeshjet e tjera. Është e qartë se jo gjithçka do të funksionojë dhe ndonjëherë do të ketë një tension. Në fund, janë vetëm tre pikët ato që kanë rëndësi dhe ato janë tepër të vlefshme”, tha Sommer.
Zvicra do ketë punë me Brazilin në ndeshjen e dytë të Kupës së Botës.
/GazetaBlic Sport/