Sporti

Sommer: Ëndrra ime? Së pari kualifikimi, pastaj edhe pse duket utopike, fitorja e EURO2024

09/11/2023 16:20
nga:E K

Portieri i Zvicrës, Yann Sommer foli për qëllimin kryesor që ka me Kombëtaren.

Në konferencën e dhënë për mediet pas barazimit 2-2 ndaj Kosovë, Sommer theksoi se ëndrra e madhe është fitorja e Euro2024.

“Çfarë mendoj? Para së gjithash për kombëtaren: synimi është sigurimi i kualifikimit në Euro 2024. Ëndrra e madhe, ndonëse utopike, do të ishte fitimi i titullit. Në futboll, fitorja është gjëja më e rëndësishme… Herë pas here është e mundur, ndonjëherë më pak”-deklaroi portieri.

Ndërsa duke folur për Interin, Sommer shtoi: “Ekipi ka shumë cilësi dhe karakter të shkëlqyeshëm dhe këtë e kemi treguar tashmë në disa raste. Atmosfera në Meazza është e pabesueshme, zhurma është mbresëlënëse. Tifozët janë fantastikë dhe deri tani, përvoja ime është pozitive, gjithçka është e bukur deri më tani.”