Paul Pogba është në vitin e fundit të kontratës së tij me Manchester United.
Trajneri i United u pyet për situatën e Pogbas dhe nëse Ronaldo do mund t’ia ndryshojë mendjen francezit që të qëndrojë në Old Trafford, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai tha se të gjithë në skuadrën e tij janë të fokusuar dhe të etur për trofe.
“Të gjithë ata që nënshkruajnë për United duan të fitojnë trofe dhe të jenë pjesë e një skuadre fituese, kjo është ndjenja më magjike. Unë mendoj se të gjithë janë të fokusuar në këtë gjë“, tha Solskjaer.
Skuadra e Solskjaer ka udhëtuar në Zvicër për ndeshjen ndaj Young Boys që zhvillohet nesër (e martë) me fillim nga ora 18:45.
/GazetaBlic Sport/


