Papritur, trajneri Ole Gunnar Solskjaer vendosi t’u japë lojtarëve dhe stafit të trajnerëve në dispozicion të Manchester United një javë pushim.
Sipas Daily Mail, edhe pse “Djajtë e Kuq” po përballen me një krizë rezultatesh, veçanërisht në Premier League, ku fundjavën e kaluar humbën derbin ndaj Manchester Cityt (0-2), Solskjaer vendosi që lojtarët të pushojnë, përcjell GazetaBlic Sport.
Trajneri gjithashtu udhëtoi të hënën për në Norvegji.
Skuadra e Manchester United ndeshjen e ardhshme në Premierligë e luan ndaj Watfordit me 20 nëntor.
/GazetaBlic Sport


