Sporti

Solskjaer sqaron se pse Ronaldo nuk luajti ndaj West Ham

09/23/2021 08:20
nga:E K

Cristiano Ronaldo nuk ishte pjesë e formacionit të Manchester United që humbi, këtë të mërkurë kundër West Ham.

Manchester United u eliminua pas humbjes minimale me rezultat 0-1 ndaj West Hamit, shkruan GazetaBlic Sport.

Solskjaer ka folur se pse Ronaldo nuk u paraqit në këtë ndeshje.

“Ronaldo arriti dhe bëri një ndryshim, por padyshim që sezoni do të jetë shumë i gjatë. Ai gjithmonë dëshiron të luajë, por unë nuk mendoj se kjo është e mundur”, tha Solskjaer për Sky Sports.

/GazetaBlic Sport/