Trajneri i Manchester United ka folur për ‘konfliktin’ mes Maguire dhe Fred në ndeshjen ndaj Leeds United.
Ai ka thënë se ata janë në rregull me njëri-tjetrin dhe përplasja ishte si shkak i synimeve që kanë si klub, shkruan GazetaBlic Sport.
“Ne kemi një grup që kërkon shumë nga njëri-tjetri. Si në stërvitje apo në ndeshje. . Kërkohet përpjekje maksimale. Jam vërtet krenar për mënyrën se si u paraqitëm në fushë. Mendoj se kundërshtari nuk kishte asnjëherë mundësi për të krijuar rrezik në pjesën e dytë, por ne e humbëm shansin për të fituar “, tha Solskjaer.
Manchester United barazoi pa gola sot ndaj Leeds United.
/GazetaBlic Sport/


