Sporti

Solskjaer: Ronaldon do e zëvendësoja vetëm nëse ai do ma kërkonte

09/11/2021 23:50
nga:E K

Manchester United ka fituar ndeshjen e sotme ndaj Newcastle me rezultat 4-1.

Në këtë takim shkëlqeu ylli portugez, Cristiano Ronaldo i cili realizoi dy gola në debutimin e tij me “Djajtë e Kuq“, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas fitores së skuadrës së tij, Manchester United, ka folur trajneri, Ole Gunnar Solskjaer i cili tha se Ronaldon do ta zëvendësonte vetëm nëse ai do ia kishte kërkuar një gjë të tilë.

“Nuk doja ta hiqja nëse nuk donte. Ai ka nevojë për minuta, ka humbur disa ndeshje për Juventusin dhe Portugalinë, i duhej të merrte 90 minuta në të”, tha trajneri i Manchester United.

/GazetaBlic Sport/