Sporti

Solskjaer: Ronaldo është lojtar i veçantë në historinë e Manchester United

09/11/2021 22:20
nga:E K

Manchester United ka fituar ndeshjen e sotme ndaj Newcastle me rezultat 4-1.

Në këtë takim shkëlqeu ylli portugez, Cristiano Ronaldo i cili realizoi dy gola në debutimin e tij me “Djajtë e Kuq“, shkruan GazetaBlic Sport.

Pas fitores së skuadrës së tij, Manchester United, ka folur trajneri, Ole Gunnar Solskjaer.

Ai tha se është i lumtur me performancën e ekipit dhe debutimin e Cristiano Ronaldos.

“Një lojtar gjithashtu duhet të jetë atje për të shënuar gola dhe ai e di se ku të shënojë. Nuk ka shumë në botë që kanë shënuar më shumë se ai. Jam shumë i kënaqur që e kemi në ekip”, tha Solskjaer.

“Ai është i veçantë. Cristiano Ronaldo është një njeri i veçantë dhe një lojtar i veçantë në historinë e klubit tonë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/