Sporti

Solskjaer: “Qëllimi është të shkojmë deri në fazën e fundit në Ligën e Kampionëve”

09/13/2021 19:09
nga:E K

Manchester United nesër përballet me Young Boys në kuadër të ndeshjes së parë të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Solskjaer udhëton në Zvicër për ndeshjen ndaj Young Boys që zhvillohet nesër (e martë) me fillim nga ora 18:45, shkruan GazetaBlic Sport.

Para ndeshjes me Young Boys, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer ka folur për media.

Ai tha se qëllimi i United në këtë sezon është që të arrijnë sa më larg në Champions League.

“Qëllimi është të shkojmë deri në fazën e fundit, por ne e dimë se do të jetë e vështirë. Gjithmonë është e tillë në këtë garë. Por ne kemi shtuar disa lojtar të ri dhe me përvojë në skuadër dhe shpresojmë se jemi më të përgatitur për atë që do të vijë ”, tha fillimisht ai.

“Ky ekip është rritur dhe pjekur gjatë sezoneve të fundit, ky ishte gjithmonë plani.  David De Gea dhe Harry Maguire ka qenë këtu për disa vjet tani, Raphael Varane dhe Cristiano. Ne kemi shtuar cilësinë”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/