Sporti

Solskjaer: Nuk mendoj se koha ime te Manchester United ka mbaruar

11/06/2021 16:11
nga:E K

Ka përfunduar derbi i madh i Manchesterit në Premier League.

Manchester City ka triumfuar ndaj Manchester United me rezutlat 0 me 2 në “Old Trafford”, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një dominim i plotë i skuadrës së Pep Guardiolas, atje ku ka mundur të shënojë edhe më shumë gola.

Bailly shënoi fillimisht një autogol, kurse Bernardo Silva shënoi golin e dytë.

Manchester United nuk tregoi pothuajse asgjë në këtë takim, me Ronaldon që pati vetëm një gjuajtje në pjesën e parë.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, i cili tha se

“Jo, nuk [mendoj se koha e tij është duke mbaruar]. Kam komunikim të mirë me klubin gjatë gjithë kohës. Unë punoj për Man United, dua më të mirën për Man United. Për sa kohë jam këtu dua ta përmirësoj këtë”, tha Solskjaer.

/GazetaBlic Sport/