Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer nuk i kurseu lëvdatat për Cristiano Ronaldon, kthimi i të cilit u zyrtarizua këtë të martë.
Solskjaer u shpreh shumë i lumtur që do CR7 është përsëri në ‘Old Trafford’, përcjell GazetaBlic Sport.
“Nuk ka fjalë për të përshkruar Cristianon. Jo vetëm që ai është një lojtar i mrekullueshëm, ai është gjithashtu një lojtar i madh. Duhet një person i veçantë që të ketë dëshirën dhe aftësinë për të luajtur në nivelin më të lartë për kaq shumë kohë”, tha fillimisht Solskjaer.
“Nuk kam dyshim se do të vazhdojë të na bëjë përshtypje të gjithëve. Përvoja e tij do të jetë gjithashtu jetike për të rinjtë në skuadër. Kthimi i Ronaldos tregon se ky është një klub unik dhe jam i kënaqur që po kthehem në shtëpinë ku filloi gjithçka ”, përfundoi trajneri norvegjez në faqen zyrtare të United.
/GazetaBlic Sport


