Manchester United po përballet me lëndime të shumta në fazën e mbrojtjes.
Me dëmtimin e fundit të reprezentuesit francez, Raphael Varane me dhe kapitenin, Harry Maguire që ende po rikuperohet, trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer do të duhet të luajë me reprezentuesin suedez, Victor Lindelof, shkruan GazetaBlic Sport.
Solskjaer do e ketë të vështirë të gjejë një partner në mbrojtje, pasi alternativat nuk janë të shumta te “Djajtë e Kuq“.
Opsionet e vetme për Solskjaer janë, anglezi, Jones dhe afrikani,Bailly.
Mbrojtësi afrikan ka luajtur vetëm një ndeshje në këtë sezon me Unitedin.
/GazetaBlic Sport/


