Sporti

Solskjaer: “Më pëlqejnë kritikat, vazhdoni të më kritikoni”

11/01/2021 18:45
nga:Lorik J

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka pohuar se ai pranon kritikat – ndërsa presioni ndaj tij vazhdon.

Solskjaer i mbijetoi shkarkimit pas humbjes 5-0 të United nga Liverpool fundjavën e kaluar dhe bëri hapin e parë drejt shpëtimit të punës së tij me një fitore 3-0 ndaj Tottenhamit të shtunën, përcjell GazetaBlic Sport.

“Qëndrimi kundër Tottenhamit ishte i saktë. Lojtarët duan të luajnë dhe askush nuk është i lumtur kur nuk e bëjnë. Është ekipi para çdo individi. Ne e dimë se kur të kemi qëndrueshmëri, do të marrim rezultate. Atalanta është një shans për të provuar se mund të rikthehemi përsëri”, tha fillimisht Solskjaer.

Për kritikat ai tha: “Kritika mund t’ju bëjë të dyshoni në veten tuaj ose mund të qëndroni në mbrojtje. Gjithmonë më kanë pëlqyer, le të vazhdojnë të më kritikojnë. Gazetarët, ekspertët…ne të gjithë kemi punë të ndryshme dhe është detyra e tyre të japin mendimin e tyre. Unë nuk jam këtu për të luftuar me askënd.”

United shkon në Itali me gjashtë pikë nga tre ndeshje në Champions League, pasi humbi nga Young Boys dhe fituan me rikthim ndaj Villarreal dhe Atalanta.

“Atalanta ka një mënyrë shumë të veçantë të futbollit. Një ritëm të lartë, ata janë agresiv, me mentalitet sulmues dhe shumë pozitiv. Ajo që kanë bërë deri më tani është interesante. Ata janë një klub i madh,” përfuindoi Solskjaer.

Atalanta dhe Manchester United takohen nesër nga ora 21:00.

/GazetaBlic Sport