Sporti

Solskjaer: Ishte një javë e vështirë për United pas humbjes nga Liverpool, por ne duhet të reagojmë menjëherë

10/29/2021 15:46
nga:E K

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer, ka folur për media para ndeshjes derbi ndaj Tottenhamit.

Tekniku norvegjez, ka pranuar se kjo javë ishte e vështirë për ‘Djajtë e Kuq‘ pas humbjes së thellë në shtëpi nga rivali i përjetshëm Liverpooli me rezultat 0-5, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai tha se pavarësisht asaj humbje United duhet të reagojë shpejt dhe të këndellet në ndeshjen e ardhshme.

“Ka qenë një javë e vështirë, sigurisht, na është dashur të përballemi me rezultatin dhe paraqitjen kundër Liverpoolit që e dimë se nuk ishte mjaftueshëm e mirë dhe kjo është diçka me të cilën duhet të merren futbollistët, prandaj jemi në këtë lojë”.

“Kemi pasur një javë të mirë në stërvitje, dhe po presim me padurim ndeshjen tjetër”.

“Na duhet patjetër një reagim dhe është detyra ime gjithashtu t’i vendos lojtarët në kuadrin e duhur mendor. Unë jam përgjegjës për reagimin, rezultatin,
performancën”, deklaroi Solskjaer.

Ndeshja Tottenham – Manchester United zhvillohet nesër (e shtunë) nga ora 18:30.

/GazetaBlic Sport/