Ole Gunnar Solskjaer, ish-trajneri i Manchester United, zbuloi se i këshilloi Djajtë e Kuq të nënshkruanin me Erling Haaland në vitin 2018, kur ai ishte 17 vjeç, për 20 milionë euro, por klubi nga Old Trafford refuzoi.
“E kam trajnuar te Molde për dy sezone. Verën para se të vija këtu, i thashë klubit ‘Duhet të nënshkruash me këtë talent. Ai do të jetë një top lojtar”. Ishte qershor ose korrik 2018 dhe ata thanë jo. Ata kishin informacion të mjaftueshëm për lojtarët. Më pas u bëra trajner i përkohshëm dhe e shitëm Haaland në Salzburg”, tha ai për podcastin Stick to Football.
“Ishte vendimi i klubit që të mos transferonin atë në atë kohë. Në atë kohë, Dortmundi, Juventusi, të gjithë ishin interesuar…”, shtoi ai.
/GazetaBlic Sport/