Lajme

Solidarizim me Turqinë, ndërtesa e Qeverisë së Kosovës “kuq e bardh”

02/08/2023 21:08
nga:Genita C

Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës është “mbuluar” me ngjyrat kuq e bardh në shenjë solidarizimi me shtetin e Turqisë, i cili u përballë me një termet të fuqishëm që la të vdekur mijëra qytetarë.

Këtë solidarizim e ka shfaqë në rrjetin social Twitter, kryeministri Albin Kurti, derisa dita e sotme në Kosovë ka qenë “ditë zie” e shpallur nga presidentja Vjosa Osmani.

“Në këtë ditë zie kombëtare, ne ndezim kuq e bardhë ndërtesën e Qeverisë sonë në nderim të viktimave të tërmetit shkatërrues të kësaj jave dhe në solidaritet me familjet dhe miqtë e tyre. Lutemi për shëndetin e të lënduarve dhe qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Turqisë”, ka shkruar kryeministri Albin Kurti.