Lidhja Demokratike e Kosovës ka nënshkruar një zotim prej 1.5 miliardë euro për investime në kryeqytet, duke përfshirë projekte si Unaza e Jashtme dhe Spitali i ri i Kosovës, raporton GazetaBlic.
Sokol Havolli, kandidat për deputet nga radhët e LDK-së me numër 40, thotë se dita e sotme ishte jashtëzakonisht e sukseshme në kryeqytet, ku thotë se këto projekte do ta bëjnë Kosovën të jetueshme dhe nuk do ta lejojnë zbrazjen e vendit, ashtu siç po ndodh çdo ditë.
Havolli u thotë qytetarëve që të mos humbin kohë me batuta dhe të fokusohen në avancimin e shoqërisë dhe projektet për të ardhmen.
Postimi i plotë:
Mirëmbrëma për të gjithë, një ditë jashtëzakonisht e sukseshme në kryeqytet.
Ku Kryetari Abdixhiku dhe Kryetari Rama prezantuan projekte ne vlerë 1.5 miliardë euro për Kryeqytetin, për qytetin e gjithë qytetarëve të Kosovës.
Çka kemi në këtë 1.5 miliardë euro?
Kemi unazën e kryeqytetit, e cila me shumë vite është duke u bllokuar nga bllokuesit aktual, kemi spitalin e ri të qytetit, sepse guxojmë të mendojmë ne projekte madhore të cilat kanë me transformu shëndetin e qyteravë të Kosovës.
Pa ashtu kemi edhe qendrën sportive, mësimin tërë ditor si qendrën për teknologji informative dhe intelegjencë artificiale.
Me këtë të fundit, natyrisht se jam i lidhur edhe personalisht sepse kam kontribuar drejtpërsëdrejti duke e implentuar një pjesë të qytetit të menqur, përmes digjitalizimit të parkingjeve dhe vendosjes së shtyllave të menqura.
Në anën tjetër debati fatkeqësisht është duke u bërë nga të tjerët ne disa nivele që më teper i ngjasojne “shtallave”, sepse flasim për miza, këmben e elefantit, këmben e dhise e për batuta të ndryshme te cilat janë të kohes se Nasradinit.
Merreni me mend ne botën digjitale, ne kohen e avancimit të shoqerise tone, ne merremi me qështje që nderlidhen me batuta të tipit të Nasradinit.
Mos humbisni kohë me këto batuta, te fokusohemi te gjithë-në avancimin e kësaj shoqerie, në përafrimin e të gjitheve jo në perçarje dhe të fokusohemi ne projektet tona për të ardhmen, sepse këto projekte kanë me bë këtë vend të jetueshem dhe nuk kanë me leju zbrazjen e vendit, ashtu sic po ndodh cdo ditë.