Kandidati i LDK-së për deputet, Sokol Havolli, ka vizituar Bregun e Diellit, vendin ku ka kaluar fëmijërinë dhe ku ka filluar arsimin në shkollën “Ismail Qemali”, raporton GazetaBlic.
Gjatë takimit me fqinjët dhe shokët e lagjes, ai theksoi se kërkimi i votës ka qenë i lehtë, pasi banorët janë bashkuar rreth vizionit për një Kosovë që shikon përpara, duke e mbështetur programin “Rruga e Re”.