Lajme

Sokol Havolli jep dorëheqje nga BQK: Arsyet janë presionet e pakuptimta politike

08/30/2022 15:59
nga:G B

Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje të Financave në BQK, Sokol Havolli, ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga pozita e tij, raporton Gazeta Blic.

Në letrën e siguruar nga Gazeta Blic, Havolli i ka thënë Guvernatorit Fehmi Mehmeti se arsyet janë presionet politike ndaj tij që nga dhjetori i vitit të kaluar dhe sulmet ndaj menaxhmentit e anëtarëve të bordeve të kaluara.

Ai i ka bërë thirrje që ta emërojnë sa më shpejt një zëvendësues të tij, derisa ka thënë se shpreson që sulmet e tilla të marrin fund./Gazeta Blic/

Më poshtë letra e tij e plotë e dorëheqjes: