Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka konfirmuar Sokol Havollin si drejtor të Drejtorisë së Investimeve Kapitale.
Kështu mori vesh “Gazeta Blic” nga burime të saj brenda këtij institucioni, lajm i cili u konfirmua më pas edhe nga vetë Havolli.
“Me nder dhe përgjegjësi të madhe kam pranuar emërimin në Drejtorinë e Investimeve Kapitale të Kryeqytetit për mandatin e dytë të Kryetarit Perparim Rama.Falënderoj Kryetarin Rama për besimin e dhënë për vazhdimin e punës nga viti i kaluar, si dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) për mbështetjen e vazhdueshme” shkroi Havolli.
Këta janë tre drejtorët e rinj të emëruar nga Përparim Rama në komunën e Prishtinës


