Kandidati i LDK-së për kryetar të Vitisë, Sokol Haliti, në përmbyllje të fushatës elektorale ka ftuar qytetarët të dalin të votojnë masivisht në zgjedhjet e së dieles, raporton Gazeta Blic.
Haliti theksoi se gjatë kësaj periudhe 1 mujore të fushatës elektorale së bashku me kandidatët për këshilltarë në Kuvendin Komunal dëgjuan me vëmendje kërkesat dhe nevojat e qytetarëve.
“Jemi të përkushtuar të vazhdojmë me përmirësime në të gjitha fushat e jetës, për ta bërë VITINË akoma më të jetueshme dhe akoma më tërheqëse” shkruan Haliti në Facebook.
Postimi i plotë:
Qytetarë të nderuar të Komunës së Vitisë!
Anëtarë, simpatizantë e zyrtarë të LDK-së!
Pas një muaji me aktivitete, debate, vizita e takime me qytetarë nëpër lagje, fshatra, biznese, klube sportive e shoqata, fermerë e punëtorë, me individë e grupe të interesit, studentë, të rinj, gra e vajza si dhe me mërgimtarë, duke prezantuar programin tonë qeverisës, përfundoi edhe kjo fushatë parazgjedhore.
Bashkë me kandidatët tanë për këshilltarë në Kuvendin Komunal të Vitisë, dëgjuam me vëmendje kërkesat dhe nevojat tuaja. Me kënaqësi folëm për tema të ndryshme dhe për plane të përbashkëta.
Jemi të përkushtuar të vazhdojmë me përmirësime në të gjitha fushat e jetës, për ta bërë VITINË akoma më të jetueshme dhe akoma më tërheqëse.
VITIA ËSHTË E VEÇANTË, SEPSE KA NJERËZ TË AFTË, TË DITUR, E ME ZEMËR TË MADHE!
VITIA ËSHTË E PASUR, SEPSE KA VLERA ARKEOLOGJIKE-HISTORIKE, KULTURORE-SPORTIVE, NATYRORE, POR EDHE INTELEKTUALE E KOMBËTARE.
VITIA ËSHTË E BEKUAR, SEPSE KA DIASPORËN MË TË ORGANIZUAR DHE MË TË PËRKUSHTUAR PËR VENDLINDJEN.
VITIA ËSHTË E FORTË, SEPSE JEMI TË BASHKUAR!
PËR TETË VITE RRUGËTUAM BASHKË, PËR TA BËRË KOMUNËN MË SIMPATIKE NË KOSOVË.
QYTETARËT DUAN TË JENË TË SIGURTË SE NE DO TË VAZHDOJMË TË UDHËHEQIM EDHE MË TUTJE, SEPSE, NE NUK PRESIM QË E ARDHMJA TË NDODHË, POR E KRIJOJMË VETË ATË.
ANDAJ, JU FTOJ QË TË DIELËN TË DILNI MASOVIKISHT, SI GJITHËHERË DHE TË VOTONI NUMRIN 160, LDK-në TUAJ!
BASHKË PËR PROGRES!
ZOTI JU BEKOFTË!
S.H.