Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, ka takuar banorët e Ramnishtës.
Ai ka thënë se gjatë takimit “biseduam për planin tonë 4-vjeçar, me projekte konkrete që do ta çojnë Ramnishtën edhe më përpara.”
Postimi:
Sonte, së bashku me kandidatin tonë Faruk Shabani dhe bashkëpunëtorë, takuam banorët e Ramnishtës. Na pritën me shumë ngrohtësi dhe mirënjohje për punët e realizuara deri më tani. Gjatë takimit biseduam për planin tonë 4-vjeçar, me projekte konkrete që do ta çojnë Ramnishtën edhe më përpara.
Faleminderit nga zemra për besimin dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme!


